Snopçe: Ali Ahmeti s’ka çfarë të thotë prandaj heshtë?

Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe ka komentuar heshtjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili prej më shumë se një muaji nuk ka pasur asnjë paraqitje para mediave dhe nuk ka mbajtur qendrim për shumë tema dhe çështje që tangojnë qytetarët, shkruan gazeta LAJM. Snopçe tha se, skandalet e shumta në të cilat është zhytur vendi mund të jenë një nga arsyet për heshtjen e Ahmetit, partia e të cilit përfaqëson shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e di përse Ali Ahmeti nuk prononcohet, por për çka të prononcohet? Në një shtet ku nuk ndalen skandalet dita-ditës. Edhe ne si opozitë e kemi vështirë të arrijmë të reagojnë në gjithë ato skandale. Çka do të prononcohet Ali Ahmeti, çka do të thotë ai? Kush ju beson fjalive? Ai është i vetëdijshëm sepse ka përvojë të mjaftueshme politike se punët nuk shkojnë mirë se skandalet mbizotërojnë çdokundi, si një shtet me korrupsion të lartë, si një shtet hibrid apo të kapur, si një shtet më i dobët sipas kapitalit njerëzor, e kështu me radhë. Pra, në çdo parametër ne jemi katastrofë. Nuk e them unë por këtë e thonë hulumtimet të instancave ndërkombëtare, ekspertë në këto fusha. Dhe çka do të thotë Ali Ahmeti? Ne kishim edhe skandalin me shtyrjen e regjistrimit. Pra, merren vesh Mickoski dhe Zaevi dhe me telefonatë e urdhërojnë Ali Ahmetin. Çfarë mund të thotë pra Ahmeti?”, u shpreh deputeti Halil Snopçe.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey