‘Sonte është nata, mezi po pres’, Romeo flet pasi lajmit se do të ndërrohet me Donaldin

Romeo ndërrohet sonte me Donaldin, vjen reagimi i tij i parë

Romeo Veshaj ndërrohet sonte me Donaldin në Big Brother VIP.

Kështu ka paralajmëruar produksioni, duke treguar se ai do të hyjë për t’i ‘hutuar’ banorët nëse e njohin apo jo.

Para pak minutave, Romeo reagoi në rrjete sociale, duke shkruar: ‘Sonte është nata, mezi po pres’.

Donaldi, ditëve të fundit, është më i komentuari për lidhjen e tij me Beatrix brenda shtëpisë, pa sqaruar gjërat me prezantuesen Bora Zemani, të paktën publikisht.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey