Sonte mësohen dy finalistët e Europa Ligës dhe Conference Ligës

Kompeticionet evropiane të futbollit vazhdojnë edhe sonte, me Europa League në fokus kryesor, por edhe me Conference League.

Në kuadër të këtyre dy kompeticioneve luhen gjysmëfinalet e kthimit, me nga katër skuadra që luftojnë për nga dy bileta që çojnë në finale.

Në Europa League, Eintracht Frankfurt pret skuadrën e West Ham, derisa Leipzig luan në udhëtim kundër Rangers.

Frankfurt ka një epërsi prej 2:1 nga ndeshja e parë, derisa Leipzig ka fituar 1:0 në takimin e parë ndaj Rangers.

Në kuadër të Conference League luhen ndeshjet Roma – Leicester dhe Marseille – Feyenoord.

Të katër ndeshjet në fjalë luhen me fillim nga ora 21:00.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey