Sonte mund të laheni “lupe lupe” në Tetovë, Bilall Kasami thotë se u rregullu problemi me ujin

U bënë shumë ditë që Tetova kishte problem me ujin shkak i disa problemeve me gypat, por sot Kasami ka dhënë një lajm të mirë duke treguar se Tetova sonte do të ketë ujë pasi është rregulluar gypi i cili bënte problem, përcjell TS.

“Pas nje defekti disa ditor, sot ekipi i Ndërmarjes Publike Komunale e përfundoi sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve vetëm se ka filluar të arrijë uji.
Falënderoj punonjësit e NPK‐së që nuk u ndalën aspak duke punuar vazhdimisht në temperatura tejet të ulëta për sanimim e saj. Defektet e këtilla shpresoj të mos na përsëriten më.
Të dashur qytetarë, ju falemnderit për durimin dhe mirkuptimin!” ka shkruar Kasami./TS/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey