Sot 542 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 5.990 teste, ndërsa janë regjistruar 542 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik sot konfirmoi 298 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 7 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Shkupi (57, 64 dhe 81), dy të vdekur nga Manastiri (46 dhe 80) dhe nga një i vdekur nga Ohri (76) dhe Prilepi (73).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 225.049, numri i të shëruarve është 211.846, numri i të vdekurve është 7.960, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.243.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey