Sot do të bllokohen autostradat në Kosovë

Sharing is caring!

Policia e Kosovës ka marrë një kërkesë për leje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës, për t’i bllokuar përkohësisht autostradat në Kosovë.

Çiklistët kosovarë do ta nisin sot garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”.

Lejen që e ka siguruar kjo federatë përfshinë datat 26, 27 dhe 28 korrik, ku do të shfrytëzohen autostradat.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetaret që do të përdorin autostradat në atë kohë.

The post Sot do të bllokohen autostradat në Kosovë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares