Sot është dita e Kosovës: Dardanët luajnë si mysafir i Greqisë

Kosova luan sot ndaj Greqisë ndeshjen e fundit kualifikuese për “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Kosovës mbyll sot (e diel) ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022” në udhëtim te Greqia.

Dardanët janë mysafir të grekëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në ‘Toumba Stadium’ të Selanikut.

Ekipi i Primoz Gliha vjen nga një formë e dobët, por synon befasinë ndaj grekëve edhe pse fitorja nuk do luante asnjë rol në klasifikim.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu kanë dy humbje radhazi dhe synojnë fitoren për të mbajtur lartë moralin e ekipit.

Me këtë ndeshje, Kosova dhe Greqia mbyllin kualifikimet për “Katar 2022”, por pa sukses pasi asnjëra nuk arriti ta sigurojë kualifikimin

Kosova ka mbledhur vetëm katër pikë nga shtatë ndeshjet e para dhe renditet e fundit, ndërsa Greqia në vendin e tretë me nëntë pikë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey