Sot ka nisur shpërndarja e ndihmave sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se sot filloi pagesa e mjeteve të ndihmës sociale, shtesave të fëmijëve dhe mjeteve të tjera të kategorisë sociale për muajin prill 2022.

MPSP thekson se shfrytëzuesit e të drejtave të parave që kanë kartelë debiti do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para në rrjetin e shitjes ose përmes bankingut elektronik dhe celularit.

Për të shmangur bllokimet brenda bankave gjatë pagesës për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet bankare, sipas alfabetit të përcaktuar.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey