Sot Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova fitoi 5 medalje nga kampionati shtetëror

Sot Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova fitoi 5 medalje nga kampionati shtetëror i cili u zhvillua sot në qytetin e Gostivarit.

Ilir Bajrami në kategorin U21 deri -67 kg pas 3 fitoreve u plasua në vendin e parë, Besart Memeti pas 3 fitoreve u plasua në vendin e parë në kategorin e kadetëve deri -52 kg, Nezir Neziri u plasua në vendin e tretë në kategorin e kadetëve deri +70 kg, Ylli Bilalli u plasua në vendin e tretë në kategorin e juniorve deri në -61 kg, Arbin Ferati u plasua në vendin e tretë në kategorin e juniorve deri në -68 kg, Drilon Milaimi sot ishte i pa fat në kategorin e juniorve deri -68 kg!

Sot me Klubin udhëheqi trajneri Mursel Misini i cili ngeli i kënaqur nga rezultatet e ditës së sotshme. Neser fituesit e medaljeve kanë play off-in ku dhe zyrtarisht do vuloset se kush do ta përfaqsoj shtetin në kampionatin europian, i cili do të mbahet në shkurt të vitit 2022 në Çeki.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey