Sot nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Sot nis regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive. Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, shkruan Alsat. Nga Enti Shtetërorë i Statistikave dje deklaruan janë gati për ta zbatuar operacionin statistikor, pasi ka përfunduar edhe trajnimi i instruktorëve rajonal dhe regjistruesve. Kreu i Entit Shtetërore për Statistika, Apostoll Simovski në një intervistë për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve tha se institucioni që ai drejton pritet të jep rezultatet përfundimtare të operacionit statistikor brenda katër muajve.

“Sipas Ligjit për Regjistrimin, Enti është i detyruar të publikojë të dhënat 6 muaj pas përfundimit të aktiviteteve në terren, por besojmë se do të jemi në gjendje të përfundojmë përpunimin shumë më herët dhe deri në fund të vitit, jo më vonë se në janar të vitit 2022, të publikojmë të dhënat. Për dallim nga e kaluara, kur kishim fillimin, pastaj kishte proces të gjatë të futjes së të dhënave, me këtë proces tani do të publikohen vetëm të dhënat përfundimtare”, pohoi mes tjerash Simovski.

Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Në diasporë deri më tani ka rreth 191.000 persona të regjistruar. Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë pothuajse 20 vjet më parë, ndërsa në vitin 2011 i njëjti dështoi që në nisje. Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga sot do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey