Sot Shqipëria mund të marri vendin e dytë me fitoren ndaj San Marinos

Kombëtarja e Shqipërisë sot në 20:45 zhvillon ndeshjen ndaj San Marinos për kualifikueset e “Katar 2022” në Grupin I.
Kombëtarja arriti një fitore shumë të rëndësishme përball Hungarisë, ku rriti gjasat për një kualifikim të mundshëm për në kampionatin botëror.
Të përzgjedhurit e Rejës kanë 9 pikë nga pesë ndeshje duke u renditur e tretë me një pikë më pak se Polonia që ka vendin e dytë.
Aktualisht Shqipëria mban vendin e 3 në Grupin I ku në rast fitore ndaj San Marinos dhe një ndalesë e Polonisë përballë Anglisë Kuqezinjtë mund të rrëmbejnë vendin e 2.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey