Sot takimi Thaçi-Kurti? Marrëveshje për qeverinë, ende nuk ka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar mbi mandatimin e tij si kryeministër i ardhshëm të Kosovës.

Kurti, si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, është kandidati i vetëm për postin e shefit të ekzekutivit të vendit.

Ky takim vjen pas tre ftesave që presidenti Thaçi, ka dërguar dhe që nga Kurti i refuzuan: dy të parat u hodhën poshtë krejtësisht, ndërsa të tretën, edhe pse nuk e pranoi, Kurti e shoqëroi me propozimin që takimi të zhvillohej në 6 janar, në një orë që presidentit do t`I dukej e përshtatshme.

Thaci u tregua i gatshëm ta presë në zyrën e tij në orën 15:00. Në rast se në këtë takim, me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, presidenti i Kosovës e cakton të mandatuarin për kryeministër të vendit, atëherë nis edhe numërimi mbrapsht prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë së re, e cila do të duhet të ketë mbështetjen e një shumice të thjeshtë në parlament, që do të thotë votat e 61 deputetëve.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë zhvillim në raport me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, që Vetëvendosja po kërkon të arrijë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Të dy këto subjekte politike, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 27 nëntor, kanë punuar për harmonizimin e një programi qeverisës dhe në parim janë marrë vesh mes tyre edhe për ndarjen e dikastereve qeverisëse, por pavarësisht kësaj, ende nuk kanë mundur të pajtohen sidomos mbi postin e presidentit, që praktikisht po mban peng vulosjen e ujdisë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey