Sot zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës

Sot (e enjte) janë në orar të zhvillohen takimet e para gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha i ka ardhur edhe ndeshjeve të Ligës së Evropës që do të zhvillohen sot.

Edhe gara e dytë elitare evropiane ka hyrë në fazën e nxehtë dhe sot do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale.

Klube të mëdha si Manchester Unitedi, Arsenali, Roma dhe Villarreali do të tentojnë ta bëjnë hapin e parë drejt finales.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Giallorossëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në Old Trafford.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey