SP: Ahmeti nuk e jep Grubin dhe ministrat tjerë, takimi vendimtar me “Grupin e zjarrit”!

Gazeta “Sloboden Pecat” (Shtypi i lirë) ka vazhduar me shkrimet e saj duke ndjekur zhvillimet dhe ndarjet në BDI.

“Nëse e njohin Ahmetin, duhet ta dinë se ai nuk i nënshtrohet shantazheve. Ahmeti do t’i thërrasë grupin e zjarrit në takim, por nuk është e qartë se me çfarë janë të pakënaqur, kur në 20 vitet e fundit kanë marrë gjithçka që kanë mundur nga partia dhe shteti” ka thënë një i BDI-së për gazetën “SP”.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do t’i thërrasë në takim “Grupin e zjarrit” për të qetësuar pakënaqësitë e grupit të kryesuar nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti dhe Visar Ganiu, për të tejkaluar mosmarrëveshjet brenda partisë, dhe jo në publik, shkruan gazeta.

Më tej thuhet se është e paqartë nëse lideri i BDI-së do t’ia dalë me synimin e tij, sepse Ahmeti as që po mendon të zëvendësojë zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubin dhe as ndonjë ministër tjetër nga BDI në qeverinë aktuale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Kjo, sipas “Grupit të zjarrit”, ..

Kjo, sipas “Grupit të zjarrit”, do të nënkuptojë hapjen e një fronti të brendshëm partiak, që mund të përfundojë me fraksionizëm ose formim të një partie të re, pasi kushti është largimi i të gjithë ministrave nga BDI.

“Nëse e njohin Ahmetin, duhet ta dinë se lideri nuk dorëzohet para presioneve dhe shantazheve dhe se më së paku dëshiron që problemet e brendshme partiake të zgjidhen përmes një letre drejtuar opinionit dhe mediave, por me debat brenda partisë. Ahmeti do t’i thërrasë në takim, por është e paqartë se me çfarë janë të pakënaqur, kur në 20 vitet e fundit kanë marrë gjithçka kanë mundur nga partia dhe shteti”, thotë për SP zyrtari i BDI-së./Gazeta “Sloboden Pecat”

Loading...