Spanja tronditet përpara Euro 2020, kapiteni rezulton pozitiv me COVID

Rast me koronavirus te kombëtarja spanjolle. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv në testin e kryer ditën e sotme. Mesfushori i Barcelonës, i cili ka nisur grumbullimin me Spanjën për Euro 2020, është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër.

Lajmi negativ jepet nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) falë një postimi në Twitter. Djemtë e Luis Enrique iu nënshtruan tamponëve mëngjesin e sotëm.

32-vjeçari, i cili është kapiteni i kombëtares në mungesë të Sergio Ramos, ka dalë pozitiv. Në izolim janë futur edhe ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me mesfushorin.

Në njoftimin e RFEF thuhet se Spanja do të zbresë në fushë me ekipin e 21-vjeçarëve në miqësoren e ditës së martë ndaj Lituanisë dhe ekipi do të drejtohet në stol nga Luis De la Fuente. /abcnews.al

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey