Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot me fillim prej ora 14:30, do të thërrasë konferencë për media.
Sipas ca informatave jozyrtare ai do të paraqes dorëheqjen në Qeveri, si pasojë e arratisjes së ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
Kujtojmë se Mijallkov u arratis parmbrëmë në drejtim të paditur nga institucionet përkatëse, pasi që policia nuk mundi ta gjejë në shtëpi për tia dërguar vendimin për arrest shtëpiak. INA