Spasovski: Do të ndalojmë anëtarësimin e policëve në parti politike

Vetingu në Agjencinë për Siguri Kombëtare është kryer me sukses, ndërsa si proces po vazhdon në Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, deklaroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Në të njëjtën kohë, Spasovski njoftoi se anëtarët e Ministrisë së Brendshme së shpejti nuk do të mund t’i bashkëngjiten asnjë partie politike.

“Ne kemi bërë një sërë ndryshimesh ligjore që do të jenë në procedurat qeveritare dhe parlamentare, kryesisht depolitizimi i policisë; pjesëtarët e policisë nuk do të mund të anëtarësohen në parti politike, e as të jenë pjesë e organeve drejtuese të partive”, tha Spasovski në një deklaratë për “Kanal77”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey