Spasovski i fton kandidatët që t’i lenë qytetarët të votojnë në bazë të bindjeve personale

Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka pasur paraqitje para publikut.

Duke kërkuar që procesi i votimit të jetë sa më demokratik, ka apeluar deri te kandidatët që t’i lenë qytetarët të vendosin në mënyrë vetanake para kutive të votimit.

Thirrje ka bërë edhe deri te qytetarët që të jenë partnerë të policisë maqedonase.

“Apeloj, fillimisht deri te bartësit e aktiviteteve zgjedhore, kandidatët për kryetar komune dhe subjektet politike që i mbështesin ata kandidatë, t’i lenë qytetarët vetë të vendosin dhe të sjellin vendime. Lufta për ide bazohet në programet e tyre zgjedhore, të cilat kanë mundësi që të prezantohen në fushatën parazgjedhore. Tash është radha që qytetarët ta bëjnë zgjedhjen sipas bindjeve personale. Por, do të doja të shfrytëzojë këtë mundësi të fundit para fillimit të heshtjes zgjedhore të dërgoj porosi edhe deri te qytetarët – qëndroni partnerë të policisë së Maqedonisë së Veriut, sepse siguria është qëllimi ynë i përbashkët! Sjellja prej partneriteti do të thotë edhe shkëmbim i informacioneve, denoncim në kohë në MPB të aktiviteteve eventuale të paligjshme në lidhje me procesin zgjedhor, dëmtim të drejtës së votës apo çfarëdo keqpërdorimi të të drejtës së garantuar me Kushtetutë. Ne jemi këtu që të reagojmë në mënyrë adekuate, policia është e përgatitur të jetë garanci për mbrojtjen e ligjshmërisë, rendit dhe sigurisë”, tha mes tjerash Spasovski, transmeton TV21.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey