Spasovski përsëri me apel për protesta të qeta dhe pa gjuhë të urrejtjes

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, sot përsëri përmes rrjetit social FB ka bërë thirrje që protestuesit të sillen në mënyrë të denjë dhe të protestojnë në mënyrë paqësore.

Ai thotë se çdo qytetarë ka të drejtën e tij demokratike të shprehë pakënaqësitë e tij mirëpo përmes protestave të qeta.

Ai bën thirrje që të mos përdoret dhunë, mos të ketë tensione dhe gjuhë të urrejtjes.

“Të nderuar qytetarë. Nëse doni të shprehni të drejtën tuaj deomkratike në protestë, apeloj këtë ta bëni në mënyrë të denjë dhe të qetë. Zyrtarët policorë do të jenë në detyrë për sigurinë e qytetarëve dhe objekteve vitale, e me qëllim shmangjen e ngjarjeve të pakëndshme.

Edhe njëherë bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme në moment kyç për demokracinë. Pa përpjekje për dhunë, pa krijimin e tensioneve dhe pa gjuhë të urrejtjes.

Pres që rendi të respektohet maksimalisht, në frymën e vlerave evropiane të cilat duam ti integrojmë në shoqërinë tonë dhe të cilat paraqesin lëvizës për përparim të të gjithë qytetarët.

Të jeni të bindur, kjo udhëheqësi e MPB-së dhe policisë së Maqedonisë, ngelin të përkushtuar në garantimin e proceseve demokratike dhe në mbajtjen e rendit, paqes dhe stabilitetit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey