Spasovski: Rezultate të jashtëzakonshme në luftën kundër drogës

Kjo udhëheqësi e MPB-së në 100 ditët e kaluara punoi në realizimin e vazhdueshëm të prioritetit për një polici, moderne, e pajisur, profesionale, efikase, por edhe e kënaqur, e cila në mënyrë ligjore, profesionale, transparente dhe të përgjegjshme do të garantojë sigurinë e plotë personale por edhe pronësore të qytetarëve, do të vazhdojë me vendosmëri dhe në mënyrë joselektive të ballafaqohet me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe në mënyrë të suksesshme të punojë në parandalimin e të gjitha formave të terrorizmit dhe veprimeve tjera kundërkushtetuese”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski me rastin e punës në 100 ditët e para të kësaj Qeverie.

Spasovski potencoi se kjo Qeveri dhe udhëheqësia e MPB-së janë më se të vetëdijshëm se për etablimin e policisë si garantues i mbrojtjes së ligjshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve tanë, vazhdimisht duhet të investohet në gjeneratë të re të nëpunësve policorë plotësisht të pajisur dhe të kënaqur.

”Trendi i përmirësimit cilësor të kushteve të punës mbetet prioritet i kësaj udhëheqësie të MPB-së edhe pë vitin aktual 2022, për arsye se çdo investim në polici do të thotë nëpunës policorë të kënaqur, që si rezultat paraqet përparimin e sigurisë së përgjithshme të qytetarëve. Kështu, në këto 100 ditët janë prokuruar 8.000 copë xhupa për pjesëtarët e policisë, kurse nga mbarimi i kuartalit të katër janë dorëzuar gjithsej 16.000 copë të panatallonave të verës dhe dimrit dhe funde për pjesëtarët e policisë, në vlerë të përgjithshme prej 31.008.559 denarë me TVSH të përfshirë, në pajtim me planin për prokurime publike të uniformave Ai plotësoi se copët e dorëzuara të uniformave gjatë 100 ditëve të kaluara përfshijnë edhe nga 6.452 pantollana dimri dhe vere, nga 758 pantollana dimri dhe vere për femra dhe nga 790 funde verore dhe dimërore, si dhe 10.000 copë të rripave të lëkurës për policinë.

Në kontekst të përparimit të kushteve materialo-teknike të punës për policinë, ministri theksoi se në këto 100 ditë është lidhur marrëveshje për prokurimin e paneleve solare për 15 lokacione në tërë shtetin në shumë të përgjithshme prej 30 milionë denarëve me TVSH të përfshirë, si dhe promovimin e tri objekteve të rikonstruktuara-NJPB Prilep, NJPB Karposh,godina e Drejtorisë së Gjashtë dhe NJPB Radovish, si vazhdimësi i gjithsej 73 objekteve të rinovuara deri më tani nga ana e udhëheqësisë aktuale të MPB-së.

“Në periudhën e 100 ditëve në fushën e tregtisë së palejuar me drogë janë arritur rezultate të rëndësishme, gjatë së cilave janë realizuar më shumë raste të sekuestrimit të drogave narkotike, janë asgjësuar 8 grupe kriminale të përbëra nga 33 persona (28 shtetas të Maqedonisë, 4 të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë), me të cilat aksione janë parandaluar katër transporte ndërkombëtare të marihuanës, një transport të prokursorëve, janë parandaluar dilerë të drogës në rrugë të kokainës në Tetovë dhe të kokainës dhe marihuanës në rajonin e Kavadarit dhe Negotinës, kurse është zbuluar edhe një grup i cili ka instaluar laborator ilegal për prodhimin e drogave sintetike në Republikën e Bullgarisë”, paraqiti një pjesë të rezultateve në luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë.

Spasovski shtoi se cak i asgjësimit të shpërndarjes së drogës narkotike dhe të drogave sintetike në rrugë dhe tregtia e palejuar me armë zjarri, në bazë të planit të përgatitur në fund të marsit janë kryer bastisje në gjithsej 40 lokacione ku janë gjetur sasi më e madhe e marihuanës (rreth tre kilogramë), heroinë, amfetaminë etj, kurse është gjetur laborator i improvizuar për prodhimin e kanabisit në rajonin e NJPB Gjevgjeli, gjatë së cilës në aksion janë arrestuar mbi 20 persona.

Në pjesën e sigurisë në komunikacion, nëse viti 2021 përfundoi si vit me numrin më të vogël të viktimave në trafik në 15 vjetët e fundit-116, gjatë kësaj zvogëlim më të madh të aksidenteve të trafikut e kishim në rajonin e SPB Shkup, si rajon me frekuencën më të madhe të automjeteve dhe pjesëmarrësve në trafik, të dhënat nga tre mujori i parë për vitin 2022, përkatësisht në 100 ditët e kësaj Qeverie, tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i zvogëlimit të viktimave në aksidente trafiku.

“Në tre muajt e parë të vitit 2022 ka pasur 16 viktima, që janë 10 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ka pasur 28 viktima. Vetëm në muajin mars të vitit 2022 kemi katër viktima, kurse në mars të vitit 2021 ka pasur 16, dmth. numri është katër herë më i vogël në mars të vitit 2022. Rezultatet e kontrollimeve të përforcuara janë 54 mijë kundërvajtjet e regjistruara në këto 100 ditë, në masën më të madhe për tejkalim të shpejtësisë së lejuar-22 mijë kundërvajtje”, theksoi ministri Spasovski.

Ai porositi se udhëheqëia aktuale e MPB-së vazhdon me implementimin e prioriteve strategjike të vendosura për polici të pajisur dhe të motivuar në shërbim të qytetarëve, rrugë të sigurta për sa më pak viktima në trafik, asgjësimin e krimit me drogë për gjenerata të sigurta dhe reforma ligjore për efikasitet më të madh të policisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey