SPB Tetovë: Është ulur numri i aksidenteve dhe viktimave nga aksidentet

Në tre muajt e parë të këtij viti në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë numri i përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion është zvogëluar për afër 3 për qind, përkatësisht janë regjistruar gjithsej 238 aksidente ose 7 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ajo që është veçanërisht është inkurajuese është fakti se numri i viktimave është ulur për 50 për qind nga 2 viktima vitin e kaluar në 1 person këtë vit, ndërsa numri i të lënduarve është ulur për 5 për qind. Zvogëlimi, përkatësisht ky trend pozitiv është i pranishëm në rajonin e gjerë të Tetovës, veçanërisht në muajt janar dhe shkurt.

“Në tremujorin e parë, sipas të dhënave analitike të SPB-Tetovë, më së shumti aksidente kanë ndodhur sërish në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit dhe autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, kryesisht vetëm me dëme materiale, ndërsa shkaqet më të shpeshta kanë qenë të shpejtësia e papërshtatur dhe veprimi jo i rregullt por edhe parakalimi i paligjshëm dhe mosdhënia e përparësisë”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vazhdon me aktivitete të rregullta dhe aksionet e kontrollit, në qendër të të cilave do të jetë shpejtësia me të cilën lëvizin veturat, korrektësia e tyre teknike, drejtimi i mjetit pa e kaluar provimin për patentë shofer dhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit. Aq më tepër që zona po përballet me muaj shumë më të ngarkuar me trafik, me më shumë automjete në rrugë, kryesisht vetura, por edhe motoçikleta”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey