Spektakël fishekzjarresh dhe koncert, si e priti Tirana Vitin e Ri (FOTOT)

Tirana e priti me një spektakël fishekzjarresh dhe koncert natën e ndërrimit të viteve. Mijëra qytetarë ishin grumbulluar në shesh për të festuar, ndërsa atmosfera ka qenë e ndezur edhe në qytetet e tjera.

Por ky vit i ri i gjeti shqiptarët ndryshe dhe erdhi disi më i zbehtë si pasojë e tërmetit.

Si asnjëherë më parë, ndërrimi i viteve nuk i gjeti të gjithë shqiptarët me një çati mbi kokë, me ngrohtësinë e shtëpisë dhe të tryezës së shtruar me delikatesë nga amvisat. Shumë e pritën 2020-ën në çadra e të tjerë në palestra. Në sytë e tyre mungon atmosfera e festës dhe urimi që kanë njëzëri, është: Një shtëpi e re sa më shpejtë.

Gazeta SHQIP ju uron të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë!

Fotot nga atmosfera në Tiranë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey