Spektakël në ‘Air Albania’, mbi 20 mijë flamuj kuqezi në stadiumin e sapo inauguruar (Fotot)

Sharing is caring!

Ka nisur mes emocionesh ndeshja Shqipëri- Francë që po luhet në stadiumin e sapo inauguruar “Air Albania” në Tiranë. Para nisjes së sfidës këngëtarët, Era Istrefi, Aurela Gaçe dhe Flori Mumajesi kanë kënduar në një performancë të 200 nxënsësjve të shkollave në Tiranë, duke dhuruar spektakël.

Një ndeshje historike! Për herë të parë Shqipëria ka një stadium të parametrave evropian, pagëzuar me emrin “Air Albania”. Më në fund kuqezinjtë do të përballen si të barabartë me çdo kundërshtar jo vetëm në fushë, por edhe për sa i përket infrastrukturës.

Ka filluar me një spektakël shumë të bukur historia e ‘Air Albania’ në Tiranë. Para përballjes së Kombëtares Kuqezi me kampionët e botës së Francës, një spektakël plot muzikë dhe koreografi ka karakterizuar minutat para ndeshjes.

Këngëtarë të ndryshëm kanë performuar në tapetin e gjelbër, ndërkohë që nuk kanë munguar as fishekzjarrët.

Në tribunë ndodhen autoritetet më të larta shtetërore, ku spikasin kryeministri Edi Rama dhe presidenti i UEFA Alexander Ceferin.

Sharing is caring!

Loading...
shares