Sterling pas ndeshjes: Është një moment i veçantë kur shënon për vendin tëndë

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kalimin tutje në çerekfinale të Euro2020.Anglia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares së Gjermanisë për të siguruar një vend në çerekfinale të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.Sterling dhe Kane shënuan për Anglinë në këtë ballafaqim.

Pas ndeshjes, Sterling u shpreh shumë i lumtur që ka ndihmuar kombëtaren e tij të kalojë në çerekfinale.
“Ndjenjë e mirë, ne e dinim se duhej të bënim një paraqitje të madhe kundër një skuadre të mirë dhe e bëmë atë sot. “Të shënosh për vendin tënd do të jetë gjithmonë e veçantë dhe është një moment i veçantë për mua”, tha fillimisht Sterling për BBC One.“Unë festova dhe për gjysmë sekonde mendova “le të mos jetë ofsajd”. Me të vërtetë i lumtur që hyri topi dhe fituam.”

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey