Stoltenberg: Ndryshimi i kufijve në Ballkan do të rrezikonte stabilitetin në rajon

Respektimi i kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe dialogu mes shteteve të rajonit janë mënyra më e mirë për të pasur stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ishte i prerë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai nuk pranoi ta komentonte non-paperin e ashtuquajtur “slloven”, por theksoi se ndryshimi i kufijve do ta rrezikonte stabilitetin në rajon, për të cilën NATO-ja punon përmes politikës së “dyerve të hapura” dhe partneritetit. Edhe Presidenti, Pendarovski e hodhi poshtë idenë për ndryshim të kufijve, si tepër të rrezikshme.

“Besojmë se NATO luan rol të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit, përmes anëtarëve si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kroacia e Sllovenia dhe partnerëve që përfshijnë Serbinë me të cilën punojmë edhe pse ka deklaruar qartë se nuk e synon anëtarësimin në NATO. Punojmë me Bosnje Hercegovinën për anëtarësimin e saj në NATO. Ajo që na duhet është dialogu, andaj kemi mbështetur për vite me radhë dialogun mes Prishtinës e Beogradit”, theksoi Stoltenberg.

Ai inkurajoi dialog konstruktiv mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për t’i kapërcyer dallimet dypalëshe, duke rikujtuar se ishte pikërisht marrëveshja mes vendit dhe Greqisë ajo që ia mundësoi vendit anëtarësimin në NATO.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey