Stoltenberg pret në takim Pendarovskin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot pret në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron për vizitë dyditëshe në Bruksel.

Takimi është paraparë rreth mesditës, ndërsa më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat. Pendarovski dje zhvilloi takim me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, përfaqësuesin e lartë të BE-së për politika të jashtme dhe siguri, Zhozef Borell, eurokomisarin për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheji, Mirosllav Lajçak si dhe raportuesin e PE-së për Maqedoninë e veriut, Ilhan Kyçyk. Në këto takime është diskutuar për afrimin e vendit drejt BE-së si dhe zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey