Studentët e muzikës në UT do të kthehen në ligjerata

“Ne jemi në këtë vend pune vetëm për shkak të studentëve dhe rrjedhimisht ne jemi me studentët”, thuhet në vendimin e tyre.

Ndërkohë UT-ja duhet të shqyrtojë ankesat e studentëve ndaj profesores Besiana Mehmedi, të cilën e akuzojnë për fyerje dhe kërcënime.

“Jemi marrë vesh për disa pika me këshillin e fakultetit tonë, pra do të kemi mundësi zgjedhjeje mes dy profesorëve, mes profesores Besiana dhe një profesori tjetër, jo vetëm ne por të gjithë studentët që u kanë mbetur provimet edhe pse ligjëratat i kanë dëgjuar tek profesorja Besiana, mund të zgjedhin se ku do e japin provimin. Një fjalë që do e kemi në mendjet tona ne si studentë do të jetë ajo që e tha prorektori për arsim, Vullnet Ameti, që lodrave dhe tupanëve duhej tu kishim rënë edhe më shumë me qëllim që të jetë mësim për të gjithë profesorët që bëjnë shkelje mbi parimet universitare”, tha Ardi Lena, student.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey