Studim i ri: Kinezët kanë krijuar virusin në një laborator në Whan (DOKUMENT)

Një studim i ri që zbulon se koronavirusi i ri nuk ka origjinë natyrore por është krijuar nga shkencëtarët kinezë në laboratorët e Wuhan, u botua sot ‘Daily Mail’ britanik.

Sipas raportit, ekziston një raport me 22 faqe, i bashkëautorizuar nga shkencëtarët Angus Dalgleish nga Britania dhe Birger Sørensen nga Norvegjia. Raporti pritet të botohet në revistën shkencore Quarterly Revieë of Biophysics Discovery. Ata thonë se koronavirusi duket se ka origjinën nga koha kur shkencëtarët kinezë, në një laborator të Wuhan po eksperimentonin një virus që zbuluan nga lakuriqët e natës, duke rritur transmetueshmërinë e tij (Gain of function research) në mënyrë që të ishin gati, nëse një pandemi do të shpërhente.

Sidoqoftë, sipas gazetës, shkencëtarët kinezë më pas u përpoqën të tregojnë nëpërmjet “inxhinierisë së kundërt” se virusi vinte nga lakuriqët e natës. Studimi gjithashtu tregon se shkencëtarët kinezë, të cilët dëshironin të ndanin zbulimet shkencore nuk ishin në gjendje ta bënin këtë ose janë zhdukur. Deri më tani, shumica e ekspertëve argumentonin se virusi kishte origjinë natyrore, por kohët e fundit, epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci, zbuloi se SH.B.A. financoi Institutin e Virologjisë Wuhan me 600,000 dollarë për një periudhë kohore prej 5 vjetësh, për të studiuar nëse koronaviruset e lakuriqëve të natës mund të transferohen te njeriu. Sipas shkencëtarëve, të gjitha provat sugjerojnë se virusi ka origjinë laboratorike. Ata thonë se u përpoqën të botonin gjetjet e tyre, por u ballafaquan me reagimin e revistave kryesore shkencore, pasi ekzistonte ideja mbizotëruese se virusi ka origjinë natyrore.

Sipas Daily Mail, gjithnjë e më shumë shkencëtarë dhe politikanë po shqyrtojnë mundësinë që virusi të ketë dalë nga laboratori në Wuhan, Kinë.

Studim i ri: Kinezët kanë krijuar virusin në një laborator

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey