Studimi: Vaksina “AstraZeneca”, më e mira për t’i mbajtur njerëzit larg spitaleve

Vetëm 1.52 përqind e njerëzve që morën dy doza të vaksinës AstraZeneca u pranuan në reparte pas infektimit me COVID-19, dhe vetëm 0.03 përqind, ose një në 3 mijë, vdiq nga sëmundja, sipas një studimi.

Ndërkaq 1.99 përqind e atyre që morën vaksinën Pfizer u shtruan në spital dhe 0.15 përqind vdiqën pasi u infektuan me virusin.

Hulumtuesit në Bahrein dhe në Universitetin Columbia, me qendër në Nju Jork, e kryen studimin midis dhjetorit dhe korrikut, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv

Ata monitoruan shtrimet në spital dhe vdekjet midis njerëzve që u infektuan me COVID në Bahrein, një ishull në Lindjen e Mesme, dhe i ndanë ato sipas llojit të vaksinës.

Shkencëtarët kanë qenë gjithmonë të sinqertë dhe kanë thënë se vaksinat nuk parandalojnë çdo infeksion, por ato zvogëlojnë në mënyrë drastike rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes nga virusi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey