Studiues në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit në Oregon, kanë gjetur se ndryshimet në formën dhe mungesën e gjumit

Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e gjumit, rrit rrezikun për sëmundjen e Alzhaimerit.

Është thënë edhe më parë, se mungesa e gjumit, është e keqe për shëndetin, transmeton KosovaToday.

Nëse një njeri nuk fle sa duhet, ka problem me diabet, depresion, sulme në zemër dhe çrregullime tjera të padobishme.

Studiues në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit në Oregon, kanë gjetur se ndryshimet në formën dhe mungesën e gjumit, shtyjnë drejt fazave të ndryshme të çmendurisë.

Gjumi është i dobishëm për trurin, sepse i pastron toksinat e krijuara, të cilat nxisin Alzhaimerin.

Tek personat që flenë pak, ka rrezik se këto toksina nuk pastrohen, duke u bërë bashkë, për të krijuar bllokime të ndryshme në tru.

Ende nuk dihet konkret, se çfarë është lidhja mes mungesës së gjumit dhe kësaj sëmundjeje mendore, por dihet se njerëzit që vuajnë nga Alzhaimeri, flenë shumë pak. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 27, 2019 2:39 pm ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=153473
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit