Stuhia e fortë rrëzon objektet nga tarraca, shpëton mrekullisht makina që po kalonte në rrugë (VIDEO)

Pamjet e sigurisë së një biznesi kanë filmuar momentin kur era e fortë ka rrëzuar objektet nga tarraca e një pallati. Ngjarja është shënuar në zonën e Freskut në Tiranë.

Sikurse shihet në video, një automjet ka shpëtuar për mrekulli. Vetëm 1 sekondë pasi ka kaluar, në rrugë bien menjëherë objektet nga tarraca. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.

Moti i keq dhe stuhia e erës goditi ditën e sotme Tiranën dhe disa qytete të tjera. Në kryeqytet, shpejtësia më e lartë e erës u regjistrua 64 km/h, sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë. Në disa zona u rrëzuan pemë, por për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey