Stuhia në Tiranë/ 5 persona të plagosur, 17 ndërhyrje nga zjarrfikësit

Stuhia e erës e ditës së diel në Tiranë shkaktoi 100 incidente të vogla, ndërsa 5 persona u paraqitën në Spitalin e Traumës, me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas marrjes së mjekimeve, ata u kthyen sërish në banesa, ndërsa mjekët thanë se bëhej fjalë për raste të kalimtarëve, të cilëve u kanë rënë objekte, në ecje e sipër.

Depozita uji në tokë dhe shtyllat e këputura ishin përbërës të panoramës që ofronte kryeqyteti orët e fundit. Pamjet e rënies së pemës në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e rrjetit. Por shumë pemë të tjera ranë ngado në Tiranë.

Djegia e një kabine elektrike, si pasojë e erës së fortë, shkaktoi mungesë të energjisë elektrike për të gjithë lagjen pranë tregut elektrik, tek “Ali Demi”.

Punonjësit e OSHEE-së e riparuan dëmin, ndërsa probleme me energjinë elektrike ka pasur edhe në disa zona të tjera të Tiranës.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey