Suarez në lot pas dëmtimit, humb derbin me Realin

Ndeshja mes Atletico Madrid dhe Porton, ishte e pafat për Luiz Suarez, i cili që në minutën e 13 doli nga fusha e lojës për arsye dëmtimi, megjithatë ekipi i Simeone arriti të triumfonte në fund me rezultatin 3-1.

Për shkak të një problemi serioz muskulor, Suarez ndjeu dhimbje dhe u detyrua ta ndërpriste lojën. Në momentin që ish-sulmuesi i Barcelonës u largua nga fusha e lojës ka shpërthyer në lot, i cili vendosu duar të fytyrë, duke qarë.

Pas ekzaminimeve që do të bëjë sulmuesi uruguaian, do të përcaktojnë edhe kohën e rikuperimit të tij, por e sigurt është se derbin kundër Real Madrid, që luhet pas pak ditësh, Suarez do të jetë mungesa e madhe. /f.a/abcnews.al

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey