Sulm në zemër, vdes aktori i njohur turk

Vdes nga ataku kardiak aktori i njohur turk

Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia turke. Aktori, İbrahim Gündoğan, i njohur për rolin e tij “Mete Aymar” në serialin “Kurtlar Vadisi Ambush”, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Suha Uygur, duke zbuluar se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Sakaq, ka njoftuar se varrimi i Gündoğan do të bëhet ditën e sotme.

Kujtojmë që Gündoğan ka pasur një rol edhe në serialin e famshëm “Kuezey dhe Guney”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey