Sulmi i SHBA ndaj gjeneralit iranian, PD: Mbështesim luftën kundër terrorit

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, edhe Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmit ajror që ka vrau në Bagdad gjeneralin iranian Qassem Soleimani, duke tensionuar situatën politike ndërkombëtare.

Në postimin e saj, PD “mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit” duke gjykuar vendimin e sulmit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, si “një akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, ndërkohë që gjenerali iranian i vrarë cilësohet si “një nga arkitektët e aktiviteteve terroristeve”.

PD nënvizon se strukturat e saj qëndrojnë në krah të SHBA në mbështetje të Koalicionit Global kundër Terrorit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey