Sulmi i tmerrshëm/ Qeni shpërfytyron modelen e famshme, për pak e lë pa…(FOTOT)

Ndryshon gjithçka, ilaçi “magjik” sipas studimit të ri rrit rrezikun e vdekjes te pacientët me COVID-19

Ndryshon gjithçka, ilaçi “magjik” sipas studimit të ri rrit rrezikun e vdekjes te pacientët me COVID-19Një aktore dhe modele polake thuajse humbi njërin sy nga sulmi i qenit të saj të sapoadoptuar, ndërsa qendra e kafshëve ku e mori e kritikonte atë si të paaftë për t’u kujdesur si duhet për kafshën.

Aleksandra Prykowska nga Varshava, u dërgua me urgjencë në spital pasi qeni i saj Logan u tërbua dhe shkatërroi fytyrën e saj, disa muaj pasi e kishte adoptuar nga qendra lokale e kafshëve.

33-vjeçarja e shpërfytyruar postonte fotot e sulmit në rrjetet sociale. Ajo ka qenë aktore televizive dhe teatri ndërsa thoshte se ka kthyer qenin Logan në qendrën ku e mori.

Ajo akuzonte më tej qendrën për fshehjen e të kaluarës problematike të qenit dhe shkruante:

“Logan shkatërroi fytyrën time, më kafshoi disa herë, jo vetëm mua por dhe bijën e fqinjit tim, si dhe gruan e pronarit të tij të mëparshëm. Fakte për të kaluarën e tij ishin fshehur nga unë. Ai ka nevojë për kujdes profesional”, shkruan Prykowska.

Qendra e kafshëve reagoi duke e akuzuar atë për paaftësi dhe thanë se profesionistët e sjelljes së qenve ishin të gatshëm nëse ajo do t’i kërkonte.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey