Sulmi me granatë, Manastirliu: Ja si paraqitet gjendja e kryebashkiakut dhe sekretares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu.

Në një deklaratë për mediat Manastirliu nga Spitaki i Traumës tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kontrollin e mjekëve.

Ogerta Manastirliu: “Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore.”

Kryebashkiaku Tushe dhe Qalliu u transportuan në Spitalin e Traumës pasi morën kujdesin e parë shëndetësore në spitalin e Lushnjes.

Ata morën dëmtime pas shpërthimit me granatë në zyrën e Tushes në Bashkinë e Lushnjes.

Dyshohet se autori i ngjarjes është ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey