Sulmi në bazat amerikane, a ka efektivë shqiptarë në Irak

Pas sulmit në dy bazat amerikane, Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka konfirmuar se nuk ka asnjë efektiv shqiptar në Irak. Duke iu përgjigjur interesit të medias, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se në Irak nuk ka efektivë të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak u goditën sot nga 35 raketa balistike. Lajmi konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Sakaq në edicionin e lajmeve të orës 12, gazetari Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike tha se në Irakun verior jetojnë dhe punojnë 60 shtetas shqiptarë për kompani të ndryshme.

Në foto pamjet sesi duket baza amerikane pas sulmit me raketa

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey