Sulmohet edhe faqja e Policisë së Shtetit, reagon Ministria e Brendshme e Shqipërisë

Shqipëria nuk po gjen qetësi nga sulmet kibernetike.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe ndaj sistemeve të ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit.

Sipas ministrisë, nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë, pra nga Irani.

“Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshirë atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura, derisa rreziku të shmangej plotësisht”, shkruan kjo ministri.

Ministria bën me dije se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë, raporton Euronews.al

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerët iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u su..

Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.

Ndërkohë trupa diplomatike dhe stafi i ambasadës janë larguar nga vendi.

Loading...