Sulmohet fizikisht doktori në Spitalin e Tetovës

Mbrëmë dhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarin G.M. nga Tetova, për arsye se e kishte sulmuar fizikisht personin V.A. (37) nga rrethina e Tetovës, deri sa ka qenë në vendin e punë në Spitalin Klinik në Tetovë.

I njëjti është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj policëve të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare rreth këtij rasti.

Personi G.M. është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse./Shqipmedia

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey