Sulmon gruan dhe vjehrrën, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 52 vjeçarin D.P. i cili fizikisht kishte sulmuar bashkëshorten e tij dhe nënën e saj.

“Me datë 25.07.2022 në ora 19:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.P. (52) nga Tetova për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij 35-vjeçare dhe nënën e saj 63-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey