Supë me fileto pule – VIDEO

Përbërësit për 4 persona:

500 gr fileto pule

1 filxhan çaji makarona supe

1 lugë gjelle kos

1 vezë

1 lugë gjelle miell

Limon, kripë, piper, arrë moskat, majdanoz

Si fillim presim fileton e pulës në kubikë të vegjël dhe e skuqim në një tenxhere me pak gjalpë. Sapo mishi i filetos të ketë marrë një ngjyrë të artë, shtojmë 1 filxhan çaji makarona supe dhe i lemë sërisht të skuqen. Më pas shtojmë 3 deri në 4 gota ujë, duke e lënë të ziejë për gati 10 minuta. Më pas në një tas të vogël, rrahim vezën, shtojmë 1 lugë gjelle kos dhe miell. Kur e gjithë masa të jetë bërë homogjene shtojmë një lugë kafeje lëng limoni, i trazojmë të gjitha bashkë për të përftuar një salcë të lëngshme. E hedhim salcën e lëngshme në tenxhere, duke e trazuar shpejt në mënyrë që të mos formojë kokrriza. E lemë në zjarr edhe 5 minuta. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës. Pasi të ketë zjerë supa i hedhim në fund majdanozin e grirë. Preferohet të konsumohet e ngrohtë.


Receta e pulës me kos e hudhra që do t’iu bëjë të lëpini gishtat – VIDEO


Problemi që haset më shumë kur mishi i pulës gatuhet në furrë, është se bëhet shumë i thatë. Receta e Read more


Receta për përgatitjen e makaronave me mish viçi


Përbërësit 4 racione mish viçi 500 gr makarona elb 4 lgj vaj ulliri 1 kokërr qepë 2 thelpinj hudhër 1 Read more

The post Supë me fileto pule – VIDEO appeared first on ShqipMedia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey