“Super gjyshja e vitit” kandidati i VV-së për Ferizajin habit me premtimin e tij

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Ferizajt, në debat me kundër kandidatët e tij ka thënë se LVV-ja e Ferizajit në këto zgjedhje ka një premtim special. Ai ka thënë se ideja që ndoshta nuk i është kujtuar askujtë nga kjo degë do të realizohet si një premtim nëse arrijnë ta marrin komunën.

Deklaroi se në rast fitoreje do ta organizojnë eventi special, “Miss Gjyshja”, në të cilin siç tha do të zgjidhjet “Super gjyshja e vitit”.

Do të organizohet në mënyrë profesionale, dhe do ta zgjedhim super gjyshen e vitit. Për moshën e tretë të gjysheve tona, ka me u organize një festival. Në Ferizaj ka me u zgjedh, “Miss gjyshja”, deklaroi kandidati I VV-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey