Suspendohen dy doganierë maqedonas, nuk kishin evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar

Dy doganierë janë pushuar nga puna pasi që në pikën kufitare nuk kishin evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar me 46 udhëtarë të vdekur në Bullgari.

Lajmi është njoftuar nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.

“Nga konstatimet fillestare nga kontrolli i brendshëm rezulton se me datë 18.11.2021, doganierët në kufi nuk kanë evidentuar në mënyrë elektronike daljen e automjetit me targa SK0284BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, është bërë vetëm verifikimi i listës së regjistruar për transport të udhëtarëve”, nënvizohet në njoftimin e Doganës.

Autobusi ka kaluar pikën kufitare Deve Bair me Bullgarinë. Po ashtu bëhet e ditur se do ndërmerren masa edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të doganës, gjegjësisht ndaj udhëheqësit të doganierëve të suspenduar nga puna.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey