Syla kritikon PDK’në për mos-transparencë

Syla kritikon PDK’në për mos-transparencë: Zgjedhjet ish dashtë me qenë edhe atraktive për publikun.

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mos-transparencë sa i përket procesit të zgjedhjeve të brendshme, shkruan Gazeta Metro.

Syla nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se këto zgjedhje do të duhej të ishin atraktive edhe për publikun.

Ai ka thënë se këto zgjedhje nuk janë vetëm të PDK’së, por të krejt opozitës në Kosovë.

Ky është postimi i Sylës:

Menxi prita me i përcjellë zgjedhjet në PDK, por krejt po shujnë. Mos harroni që ato ish dashtë me qenë edhe atraktive për publikun.
Çka po bohet, kush çka po thotë najsend.
Në Metro e kemi nisë rubrikën speciale me i përcjellë këto zgjedhje. I ftoj të gjithë me shkru statusa edhe ato me përmbajtje informative, atraktive dhe qoftë si opinione do ti botojmë.
Te dimë çka po ndodhë. Këto zgjedhje s’janë vetëm të PDK’së, por krejt opozitës kosovare, mos harroni.
Fat dhe suksese…

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey