Syla për Kurtin: Nëse nuk ke vjedh, nuk ke pse i tutesh prokurorit
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, i ka reaguar kryeministrit Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurori. Syla ka thënë se nëse nuk je fajtor atëherë nuk ke përse i frikohesh prokurorit. “Nëse nuk ke vjedh, nuk ke pse i tutesh prokurorit. A vjedhet në magje të popullit, o të mjerë?”


Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, i ka reaguar kryeministrit Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurori.
Syla ka thënë se nëse nuk je fajtor atëherë nuk ke përse i frikohesh prokurorit.
“Nëse nuk ke vjedh, nuk ke pse i tutesh prokurorit. A vjedhet në magje të popullit, o të mjerë?”, thuhet në postimin e Sylës në Facebook.
Kurti refuzoi sot të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për skandalin e rezervave shtetërore, përkundër urdhëresës së gjykatës.