‘Syri i keq mos e paft’, Dafina duket si loçkë me ngjyrë portokalli

Dafina Zeqiri duket atraktive me veshje sportive ngjyrë portokalli.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Ajo ditën e djeshme (e enjte) ka bërë një paralajmërim rreth një kënge të re, të cilën do ta sjellë së shpejti në bashkëpunim me reperin Elinel.

Përveç kësaj, 32-vjeçarja ka ndarë një set të ri fotografi ku shfaqet atraktive me tuta sportive ngjyrë portokalli.

Grimi dhe dukja e përsosur e kanë bërë që të jetë në vëmendje e të marrë komplimente të shumta.

Këtë paraqitje zeshkania e ka kompletuar me akesorë ari e gjithashtu edhe me atlete.

Sa i përket bashkëpunimit me Elinel, Dafina nuk ka zbuluar një datë të saktë se kur do të lansohet bashkëpunimi i tyre.

Sido që të jetë, besohet se do të mirëpritet nga publiku e fansat e shumë të dyshes së njohur të showbizit shqiptar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey