“Tabanoc”, defekti dyjavor assesi të riparohet, shoferët ankohen për dëmtimin e gomave dhe vështirësi gjatë kalimit (FOTO)

Është defekt tanimë dyjavor, që ndodhet tek nënkalimi për në fshatin Sopot, në autostradën ndërkombëtare Beograd-Tabanoc-Athinë, problem ky i cili po bënë që të vështirësohet rrugëtimi i kamionëve për transport ndërkombëtarë, pikërisht në afërsi vetëm 1ooo metra, nga vendkalimi kufitar me Serbinë “Tabanoc” . Disa shoferë që takuam aty për aty, për Gazetën “Lajm”, u ankuan se pikërisht tek ky nënkalim (mbi të cilin kalon autostrada Beograd-Kumanovë-Athinë) po ua dëmton gomat e kamionëve, dhe po e vështirëson skajshëm kalimin duke dëmtuar gomat, madje-madje disa prej tyre, edhe nuk po arrijnë të kalojnë fare, duke u detyruar që të marrin rrugë alternative. “Disa herë këtë problem apo defekt, e kemi paraqitur tek doganierët dhe policia kufitare në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’, prej të cilëve na është thënë se rasti i është paraqitur ndermarrjes publike shtetërore kompetente për këtë punë, por tanimë më shumë së dy javë, nuk ka asnjë reagim nga përfaqësuesit e ndërmarrjes në fjalë. Po detyrohemi të marrin rrugë tjera alternative, duke u detyruar të bëjmë me dhjetra kilometra”, rrëfejnë për gazetën “Lajm” shoferë të cilët duan të mbeten anonim./ Albion MEMETI

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey