Tag Archives: entertainment

Noizy s’i ndahet Rihannës, ja çfarë i shkroi privatisht asaj

Noizy është përdorues i rrjeteve sociale, në të cilat zbulon shumëçka si nga jeta profesionale ashtu edhe ajo private, shkruan lajmi.net. Reperi shumë herë ka komentuar në profilin e yllit me famë botërore, Rihannës, madje nuk ka ngurruar që t’i bëjë publike komentet edhe tek llogaria e tij. Së fundi, Rihanna kishte postuar një imazh në Insta-Story, në të cilin dukej atraktive si çdo herë. Noizy nuk e kishtë lëshuar këtë rast pa i komentuar mbi fotografi të saj, ku edhe i la fjalët “Rri mir t’thash”. /Lajmi.net/

Read More »

Mësohet data e publikimit të duetit mes Xhensila Myrtezajt dhe Ardian Bujupit

Dyshja tashmë kanë finalizuar këngën, të cilës do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, shkruan lajmi.net. Titulli i këngës do të jetë “Çika çika”, ndërsa përmes rrjeteve sociale Xhensila ka zbuluar se data e publikimit të saj është 1 qershori. Që të dy njihen për shumë hite, si single ashtu edhe duete, ndërsa pritet që edhe kjo këngë të jetë hit i vërtetë. “Arigato” titullohet projekti i fundit i Ardianit, ndërsa “Çelësi i zemrës” është projekti i fundit nga Xhensila. /Lajmi.net/ 01.06.18 @ardianbujupi A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on May 27, 2018 at 11:49am PDT

Read More »

Pozon joshëse në fustanin e zi, Luana: Mbaja pareshtur sytë nga qielli

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat kujdeset për ndjekësit e saj të sjell imazhe të reja, shkruan lajmi.net. Së fundi, Luana postoi disa foto në të cilat u shfaq e veshur me një fustan të zi, që i vinte në pah linjat e bukuroshes. Moderatorja si çdo herë fokusin e kishte tek të pasmet bombastike, ndërsa pranoi shumë komente nga ndjekësit. “Ne fund te fundit jeta ime eshte historia e perpjekjeve qe kam bere per te qendruar me kembet ne toke, ndersa mbaja pareshtur syte nga qielli”, ishte mbishkrimi që i la njërit imazh. Kujtojmë që tash e sa muaj, Luana nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv, por ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit. /Lajmi.net/ Ne fund te fundit jeta ime eshte historia e perpjekjeve qe kam bere per te qendruar me kembet ne toke, ndersa mbaja pareshtur syte nga qielli. A post shared by LUANA (@luanavjollca) on May 27, 2018 at 9:45am PDT Sweet Apple Pie A post shared by LUANA (@luanavjollca) on May 27, 2..

Read More »

Georgina i dhuroi puthje pasionante Ronaldos pas fitores në “Champions League”

Në këtë finale u ndeshën Real Madrid me Liverpool, ndërsa rezultoi me fitoren e Realit, shkruan lajmi.net. Ashtu siç është bërë traditë, pasi të përfundojë ndeshja, paparacët ‘pushtojnë’ stadiumin për të marrë pozat më të mira të lojtarëve në ato momente të festës. Njësoj ndodhi edhe të shtunën, ku futbollistët e Real Madridid u fotografuan si me ekipin ashtu edhe me të afërmit që kishin ardhur t’i shohin nga afër. Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina ka qenë e pranishme në ndeshje, ndërsa më pastaj iu bashkua Ronaldos për t’ia uruar fitoren me një puthje pasionante. Georgina kishte veshur një fanellë të Realit, ndërsa bashkë me të ishte edhe djali i madh i Ronaldos, Ronaldo Jr. /Lajmi.net/

Read More »

Morena Taraku pjesë e një filmi turk

Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku së fundi po qëndron në Turqi, nga ku sjell imazhe për fansat e saj, shkruan lajmi.net. Kur të gjithë menduan se këngëtarja po pushon në atë vend, ajo dha lajmin që askush s’e priste. Përmes një postimi në Instagram, Morena ka njoftuar se do të jetë pjesë e një filmi turk, prodhime të cilat shikohen në shumë vende të botës, ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri. “Njëzit e mi të dashur… Në të gjithë botën!!! Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të jem pjesë e një filmi turk”, ka shkruar Morena. Kujtojmë që ajo sapo ka finalizuar projektin e ri, të cilin më 30 maj e sjell në duet me Dj Dagz dhe Dj PM. /Lajmi.net/

Read More »

“Telat e Zemrës” publikohet nga Remzie Osmani dhe Era Rusi

Remzie Osmani dhe Era Rusi kanë vendosur që të sjellin një duet të përbashkët i cili u publikua dje, shkruan lajmi.net. Kënga mban titullin “Telat e Zemrës”, ndërsa Remzia me Erën si çdo herë e sjellin të kënduar me një zë të veçantë. Për muzikën është kujdesur Gramoz Kozeli, Mix-masterin, Mariglen Boja, ndërsa tekstin e këngës e shënoi Endrit Mumajesit. Kënga erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip, të cilin mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm. /Lajmi.net/

Read More »

Geti dhe Flori për dy ditë arrijnë më shumë se 1 milion klikime me ‘Dashni dhe raki’

Për dy ditë ‘Dashni me raki’ ka mbledhur më shumë se 1 milion klikime në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan lajmi.net BabaStars dhe Threedots kanë bashkuar idetë për këtë projekt muzikor i cili shihet se u pëlqye maksimalisht nga publiku. Për muzikë dhe tekst të këngës janë kujdesur vetë Flori dhe Geti, ndërsa të dy gëzojnë suksese të tjera të mëdha edhe me projektet e tyre solo dhe bashkëpunimet me disa prej emrave të njohur të suksesshëm shqiptar./Lajmi.net/

Read More »

Reperi kosovar thotë se nuk e ka refuzuar asnjë femër e estradës

I pyetur nëse ka kaluar natën me ndonjë vajzë që s’ia mban mend emrin, ai u përgjigj duke thënë “Po”. Ndërsa në pyetjen provokuese se a e ka refuzuar atë ndonjë femër e estradës, Trimi u përgjigj se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë, transmeton lajmi.net Trimi njihet njihet si një mashkull pas të cilit ‘çmenden’ vajzat andaj përgjigja e tij nuk ka pse na duket e çuditshme. Ai poashtu është njëri prej reperëve shumë të dashur për publikun shqiptar dhe projekti i fundit që ka sjell me titull ‘Pa emër’ ka arritur të mbledh numër të madh klikimesh në kanalin zyrtar në Youtube./Lajmi.net/ ☔️ A post shared by Trimi. (@trimijetullahu) on May 8, 2018 at 9:04am PDT

Read More »

Djali i saj zbulon nëpërmjet një fotografie se si dukej Inva Mula para shumë vitesh

Për të gjithë ata që e kanë harruar pamjen e saj, ose për të tjerët që nuk e kanë parë ndonjëherë, këngëtarja operistike shfaqet në këtë foto me të birin në moshë të vogël. Duhet thënë se ajo ruan të njëjtën hijeshi si dikur, madje duket sikur koha ka ndaluar për të. 22-vjeçari krahas fotos shkruan: “Të dua mami”. Antoni ka folur për marrëdhënien me të ëmën e të atin edhe më parë, teksa ka treguar se është shumë krenar për të dy.Mapo

Read More »

Fotografi e rrallë kur Diellza Kolgeci ia ‘dorëzoi’ kurorën e Miss-it Adelina Ismailit

E sonte, Diellza Kolgeci ka publikuar një fotografi të rrallë nga koha kur e ka dorëzuar kurorën (titullin) e Miss-it në vitin 1997, shkruan lajmi.net Pikërisht atë kohë ishte këngëtarja Adelina Ismaili ajo e cila u zgjodh Miss Kosova. ”Tani ma dërguan këtë foto. Unë 18 vjeçare në pritje me e dorëzu kurorën të cilën e fitova kur isha 17. Në juri me z.Gani Dili, organizatori më i mirë”, kishte shkruar Diellza pranë fotografisë së postuar në Facebok. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, si Diellza ashtu edhe Adelina vazhdojnë të jenë femrat më seksi dhe më të komentuara të momentit./Lajmi.net/

Read More »

Publikohet projekti i ri nga Albërie Hadërgjonajt, këngëtarja shumë atraktive në klip

‘Leje leje’ mban titullin kënga të cilën sot ajo e lansoi në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan lajmi.net Për tekstin e kësaj kënge u kujdes vetë këngëtarja bashkë me Kledi Bahiti ndërsa me videoklipin ku ajo vjen shumë atraktive është marrë MAX Production. Albërie Hadërgjonaj së fundmi ishte shumë e komentuar në media për imazhet provoaktive të cilat i publikon shpesh nëpër rrjete sociale. Kjo për arsye se poashtu po cilësohet si shembull i mirë se si femrat duhet ta mbajnë veten dhe të duken si 20 vjeçare kur arrijnë më shumë vite./Lajmi.net/

Read More »

Brenda festës për ditëlindjen e shtatë të vajzës së Ariana dhe Ermal Fejzullahut

Andaj në familjen Fejzullahu sot ka pasur festë dhe nga ambienti kanë publikuar imazhe në rrjete sociale, si Ermali ashtu edhe Ariana, shkruan lajmi.net Dyshja janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave ndërsa imazhe me ta si një familje e lumtur dhe e kompletuar publikojnë shpesh nëpër rrjete sociale. Ariana madje duke qenë gruaja e këngëtarit të njohur dhe nusja e një familje prej artistësh është bërë së fundmi shpesh temë diskutimi në mediat rozë, shkak i veshjeve provokative e të shtrenjta e vendeve ku po shëtitet me dhe pa Ermalin./Lajmi.net/ Happy birthday Buna A post shared by ArianaFejzullahu (@arianafejzullahu) on May 27, 2018 at 8:57am PDT Urime Buna princesha e babit i bofsh 100 e lumtur bashke me gjithe femijet botes #7 A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on May 27, 2018 at 9:11am PDT

Read More »

Rripi që i mundëson Encës ta holloj belin dhe trupi t’i duket bombastik

Por fatin ta shihni të tillë e keni vetëm nëpër fotografi, pasi jashtë kornizave të tyre këngëtarja shqiptare dallon shumëm, linjat e saj nuk janë aq seksi, shkruan lajmi.net Kjo gjithmonë duke u bazuar në komentet që ajo merr dhe videot nga koncertet në të cilat publiku e kanë kaput ‘mat’ në disa pozita të palakmueshme të cilat i zbulonin se trupi i saj nuk është aq i definuar si në fotografi. Madje edhe në to Enca kujdeset që rripin e saj të famshëm të mos e heq kurrë nga trupi. Në shumicën e rasteve kur ajo shihet se ka bel të holluar dhe vithet i duket të mëdha, sekreti fshihet te pikërisht rripi foto me të cilin ju sjellim në vazhdim./Lajmi.net/

Read More »

Lot gëzimi në emision! U dhurohen befasisht çelësat e banesës derisa flisnin për skamjen

Një çift nga Kaçaniku kishin ardhë në emisionin ‘n’KosovShow’ për të folur për skamjen dhe momentet e vështira që po kalojnë në një shtëpi e cila nuk është as e tyre, shkruan lajmi.net Derisa ata flisnin, për shkollën e fëmijëve e cila ishte shumë kilometra larg shtëpisë, kryefamiljarin i cili nuk ndihet mirë me shëndet dhe punën e cila i ofrohet vetëm 3 muaj gjatë tërë vitit, djalit të tij nga disa kompani private, pranuar një befasi të këndshme e cila i përloti. Halil Kastrati nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ ua dhuroi ‘live’ në emision çelësat e banesës së re duke ua bërë kështu ëndrrën e tyre realitet. Përveç tyre mysafir tjetër në emision në pjesën e dytë ishte këngëtari Nikollë Nikprelaj i cili foli për jetën private dhe atë profesionale./Lajmi.net/

Read More »