Tag Archives: skandaloze

Policia e Tetovës ofendon në mënyrë skandaloze Arben Taravarin?

Policia e Tetovës ka dalë me vlerësim skandaloz për kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Në një mënyrë që s’i ka hije një institucioni, SPB e Tetovës vlerëson se denocimi që ka bë Taravari për kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore. Këtë vlerësim skandaloz dhe ofendues të SPB-së së Tetovës e ka prezantuar zv/ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu. “Sigurisht se Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e ka marrë në konsideratë paraqitjen e tij dhe kualifikimi është që fakti i referuar nuk paraqet vepër penale. Ai mund të shfrytëzojë mjete tjera juridike dhe të ngrejë padi penale private meqenëse kualifikon se vërtetë ka vepër penale, vlerësimet e SPB të Tetovës janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, është mirë që ai të fokusohet në programin me të cilin e ka fituar mandatin”, tha Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetares..

Read More »

“Ti je nënë skandaloze, nuk i do fëmijët”/ Çifti përplaset në emision për kujdestarinë e 3 fëmijëve

Historia e Rezarta Dragotit i ngjason asaj të shumë grave e vajzave, të cilat u martuan duke ju nënshtruar vullnetit të të tjerëve. Teksa qëndroi me tre fëmijët e saj e vetme pa praninë e burrit, ky i fundit një ditë vendosi që të divorcohet. Rezarta, e cila është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’, teksa ka treguar dramat e saj të jetës, kërkon që të marrë 3 fëmijët e saj.Gjykata i la në kujdestari 2 vajzat të atit, ndërsa djalin Rezartës. Megjithatë të tre fëmijët ende jetojnë me gjyshërit pasi babai vazhdon jetën në Itali ndërsa me nënën shihen vetëm në zyrën e Përmbarimit. Rezarta kërkon të jetojë së bashku me fëmijët e saj dhe të kujdeset ashtu sikurse bëjnë të gjitha nënat, shkruan‘BalkanWeb’.Mes lotëve, ajo tregon se prej kohësh kishte qenë shërbëtore në familjen e burrit, pasi vazhdimisht urdhërohej nga ish-vjehrra e saj. Madje Rezarta pohon se i kishte kërkuar Mentorit, ish-burrit që ta merrte bashkë me fëmijët në Itali, por ky i fundit nuk kishte ..

Read More »

SKANDALOZE/ LGBT organizon iftar në Tetovë, reagojnë hoxhallarët (FOTO)

Qendra për mbështetje të komunitetit të LGBTI-së në Tetovë, LGBTI Junited në faqen e tyre në fejsbuk kanë paralajmëruar për një iftar që kanë organizuar për të marten e ardhshme në Tetovë, para qendrës së tyre.Kjo ka irriruar tej mase pjestarët e komunitetit mysliman, për të cilët keqpërdorimi i fesë dhe besimit islam për të promovuar diçka që feja islame e mohon kategorikisht është e pa pranueshme.Hoxhë Isa Beqiri për InfoShqip thekson se ky gjest është abuzim i fesë islame dhe një irritim për muslimanët. Ai kërkon nga institucionet ndërgjegjëse të reagojnë në kohë që të parandalohet organizimi i një iftari të tillë.“All-llahu e ka dënuar rëndë popullin e Lutit a.s. për këtë gjë. Vite e vite para Muhammedit a.s., Islamikisht marrëdhëniet ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë janë haram, ndër haramet më të mëdha. Ky gjest është një abuzim me Islamin dhe njëherit irritim për muslimanët. Duhet institucionalisht të reagohet dhe të ndalohen turpe të tillë.”– thotë hoxhë Isa Beqiri...

Read More »